Sinoti i Shenjtë i Greqisë ka vendosur njëzëri se nuk pajtohet me martesën e personave të të njëjtës gjini si dhe me adoptimin dhe rritjen e fëmijëve nga çiftet homoseksuale. Krerët e Kishës janë shprehur kundër çdo neni që parashikon projektligji që kërkon të sjellë për aprovim në parlament qeveria konservatore e kryeministrit Mitsotakis. Të gjithë mitropolitët janë kundër legjislacionit për çiftet e të njëjtit seks, veçanërisht sa i përket regjimit të riprodhimit të asistuar të fëmijëve me nënat surrogate.