Kryeministrja e Danimarkës ka refuzuar ofertën e një kirurgu plastik për të "rregulluar" hundën e saj. Duke u kthyer nga një udhëtim në Kiev, Mette Frederiksen foli për mesazhet e panumërta që kishte marrë në lidhje me pamjen e saj. Ajo tha se ishte kontaktuar nga një kirurg plastik i cili ishte ofruar të "rregullonte një pikë të vogël në hundën e saj". Frederiksen, publikoi madje edhe mesazhin duke thënë: "Oh jo. Jam e lumtur kështu siç jam dhe nuk kam nevojë për një kirurg plastik".