Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest në shtëpi për mjekun kirurg Nikolla Nunka, i akuzuar për veprën penale të ngacmimit seksual ndaj një pacienteje 21 vjeçare. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati rreth 2 orë, teksa Prokuroria paraqiti para togave të zeza provat, të cilat provojnë se mjeku ka ngacmuar seksualisht të renë. Prokurori i ka kërkuar gjykatës që për shkak të moshës të akuzuarit t’i caktohet masa e sigurisë arrest në shtëpi, kërkesq që u pranua nga gjykata.