Një shtetas kinez dhe bashkëpunëtori i tij nga Kenia janë arrestuar dhe vënë nën akuzë për tregti të paligjshme të specieve të egra, pasi u kapën duke tentuar të kontrabandonin mbi 2 mijë milingona mbretëreshë nga Kenia. Rasti është zbuluar në aeroportin ndërkombëtar të Nairobit, ku në bagazhin e njërit prej tyre u gjetën insektet e fshehura e të mbështjella me peceta. Hetimet tregojnë se ekziston një kërkesë në rritje për këto insekte në tregjet e Evropës dhe Azisë, ku ato blihen nga koleksionistë që i mbajnë në shtëpitë e tyre. Megjithatë, dy të arrestuarit i kanë mohuar akuzat, duke pretenduar përmes se nuk ishin në dijeni se po shkelin ligjin. Të dy mbeten në paraburgim dhe pritet të dalin sërish para gjykatës më 27 mars, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar zgjerimin e hetimeve dhe arrestime të tjera. Raste të ngjashme janë regjistruar edhe më parë në Kenia, duke nxjerrë në pah një rrjet të organizuar kontrabande të insekteve drejt tregjeve ndërkombëtare.