OpenAI, kompania që qëndron pas aplikacionit të parë të inteligjencës artificiale, ChatGPT dyshon se rivalët e tjerë në këtë fushë, përfshirë ata kinezë kanë përdorur teknologjinë e saj në mënyrë abuzive për të arritur përparime të shpejta në këtë sektor. Statusi i OpenAI dhe kompanive të tjera amerikane si lidere botërore në inteligjencën artificiale është minuar në mënyrë dramatike këtë javë nga shfaqja e papritur e DeepSeek, një aplikacion kinez që mund të imitojë performancën e ChatGPT dhe me kosto dhjetrafish më të lirë.