Agjencia amerikane e hapësirës, NASA ka ndërprerë kontratat e punës me shtetasit kinezë, ndërsa ka ndaluar edhe hyrjen e tyre në mjediset e punës së agjencisë. Shtetasit kinezë, të cilët mund të punonin në NASA vetëm si kontraktorë, ose studentë që kontribuonin në kërkimet shkencore, mësuan më 5 shtator se u ishte hequr i gjithë aksesi në sistemet dhe mjediset e NASA-s.