Një tragjedi ka pllakosur qytetin e Mixinit në Kinën Jugperëndimore. Mediat lokale raportojnë se një femijë kishte rënë në lumë por nuk po arrinte të dilte, dhe shtatë shokë të tij janë hedhur në ujë për ta shpëtuar. Drama është se asnjeri prej tyre nuk arriti të dalë më gjallë prej andej.