Katër persona, të akuzuar se kanë lejuar hyrjen e paligjshme të personave pavarësisht kufijve të vulosur për shkak të covidit, janë detyruar të ecin para publikut, nëpër rrugët e qytetit Jingxi, në provincën Guagnxi. Imazhet, që qarkullojnë në mediat sociale dhe që kanë ndezur shumë polemika, tregojnë burrat të veshur me të bardha dhe në qafë mbajnë disa tabela me emrat dhe fotot e tyre, ndërkohë që shoqërohen nga dy roja dhe rrethohen nga policë.