Top News – Kina ‘vlerëson’ ofertën e SHBA-së / Bisedime për tarifat, paralajmëron Uashingtonin
02/05/2025 11:35

Pekin është “duke vlerësuar” një ofertë nga Uashingtonit për të zhvilluar bisedime lidhur me tarifat prej 145 për qind të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump, tha Ministria kineze e Tregtisë më 2 maj. Megjithatë, kjo ministri paralajmëroi SHBA-në që të mos përfshihet në “shantazh dhe kërcënime”. Uashingtoni dhe Pekini janë përfshirë në një luftë të tensionuar tregtare, teksa të dyja palët nuk duan të duken se po tërhiqen ose të duken se janë pala e para që pranon të ulet për të negociuar për tarifat, që kanë trazuar tregjet globale dhe kanë prekur zinxhirët e furnizimit. Ministria e Tregtisë e Pekinit tha se SHBA-ja i ka kërkuar Kinës bisedime mbi tarifat e Trumpit, duke shtuar se dera e Kinës është e hapur për diskutime, duke sinjalizuar mundësinë e uljes së tensioneve sa i përket luftës tregtare. Kjo deklaratë vjen një ditë pasi në një llogari në mediat sociale, e lidhur me mediat kineze, u tha se Uashingtoni ka kërkuar që të nisin bisedimet, dhe vetëm një javë pasi Trump tha se bisedimet veçse po zhvilloheshin, gjë që Pekini e mohoi. “Shtetet e Bashkuara së fundmi kanë marrë iniciativën në shumë raste për të dërguar informacion te Kina, përmes palëve të rëndësishme, duke thënë se shpresojnë të bisedojnë me Kinën”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se Pekini është duke e “vlerësuar” këtë. “Përpjekja për përdorimin e bisedimeve si pretekst për t’u angazhuar në shantazh dhe kërcënime nuk do të funksionojë”, shtoi Ministria kineze e Tregtisë. SHBA-ja duhet të jetë e përgatitur që të ndërmarrë veprime për të “korrigjuar praktikat e gabuara” dhe të anulojnë tarifat e njëanshme, tha Ministria e Tregtisë e Kinës, duke shtuar se Uashingtoni duhet të tregojë “sinqeritet” në negociata. Kina ka mohuar vazhdimisht se po kërkon të negociojë një zgjidhje për tarifat e vendosura nga SHBA-ja dhe me gjasë insiston që Uashingtoni duhet të bëjë hapin e parë.

Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04