Top News – Kina ‘sulmon’ Australinë / Qëllon me lazer avionin, rrezikohet ekuipazhi
19/02/2022 16:12

Departamenti australian i mbrojtjes tha se një anije e marinës kineze kishte qëlluar me lazer një avion mbikqyrjeje australian duke vënë në rrezik jetët e ekuipazhit. Incidenti ndodhi të enjten kur avioni Poseidon P-8A pikasi një rreze lazer ndërsa po fluturonte mbi hapësirën ajrore australiane të ishullit. Episode të tilla nuk janë të pazakonta pasi SHBA dhe aleatët e saj akuzojnë Kinën për rritje të agresivitetit dhe kanë ndërmarrë masa për të sfiduar zgjerimin në rritje të pekinit në paqësorin perëndimor dhe rajone të tjera. Departamenti tha në një deklaratë të shtunën se lazeri kishte ardhur nga një anije e marinës kineze. Ajo shoqërohej edhe nga një tjetër anije kineze që kishte kaluar tranzit përmes ngushticës Torres. Të dyja anijet janë tani në detin e koraleve, në lindje të australisë. “Goditja me lazer nga anija kineze është një incident shumë serioz sigurie”, tha departamenti i mbrojtjes. “Ne dënojmë fuqimisht sjelljen joprofesionale dhe të pasigurt të ushtrisë kineze. Këto veprime kanë rrezikuar sigurinë dhe jetën e personelit australian”. Lazerat në fakt përbëjnë një problem shumë serioz kur drejtohen mbi një avion dhe mund të lëndojnë pilotët ose ti verbojnë ata përkohësisht. Ky përbën një rrezik të madh sigurie vecanërisht nëse mjetet janë në ngritje apo ulje. Dy vite më parë, SHBA akuzoi marinën kineze se kishte goditur me lazer një avion poseidon të saj mbi paqësor. Kina mohoi akuzat duke thënë se avioni kishte fluturuar në lartësi të ulët mbi luftanijen e saj pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura.

Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40