Kina ka vendosur të shkarkojë nga detyra ministrin e Mbrojtjes, Li Shangfu, i cili prej më shumë se dy muajsh është zhdukur nga jeta publike. Autoritetet ende nuk kanë dhënë një arsye për largimin e tij nga detyra, apo se kush do të jetë zëvendësuesi që do të marrë drejtimin e forcave të armatosura të një prej ushtrive më të mëdha në botë.