Top News/ Kina, sfidë për sigurinë e Evropës / Tajvani monitoron ushtrinë: Kërcënim për rajonin
11/07/2024 12:18

Tajvani tha se po monitoron nga afër ushtrinë kineze, e cila tha se paraqet kërcënim në rritje për rajonin, pasi Pekini dërgoi dhjetëra avionë pranë ishullit vetëqeverisës, në kuadër të stërvitjeve ushtarake të Kinës me Shandogun. Stërvitjet ushtarake të Kinës përkojnë me samitin e NATO-s në Uashington, ku në deklaratën e aleancës u tha se Kina është bërë një mundësuese e përpjekjeve të luftës së Rusisë në Ukrainë. NATO tha po ashtu se Pekini vazhdon të paraqesë sfidë sistematike për Evropën dhe sigurinë e saj. Në informacionet ditore për aktivitetet ushtarake të Kinës, Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha të enjten se në 24 orët e fundit janë detektuar 66 avionë kinezë përreth ishullit. Nga këta avionë, 33 kaluan mbi jetën jugore dhe juglindore të Tajvanit, tha Ministria e Mbrojtjes, ndërkaq tha se po ashtu ka detektuar 36 avionë që kaluan në perëndim të Paqësorit për të kryer stërvitje me Shandongun. Duke folur me zyrtarët ushtarakë në Taipej, presidenti tajvanez, Lai Ching-te, tha se ai do të vazhdojë të forcojë mbrojtjen e ishullit. "Kërcënimi nga komunistët kinezë për stabilitetin e rajonit vazhdon të rritet dhe zona e tyre gri në Ngushticën e Tajvanit dhe zonat përreth po rritet dita-ditës", tha ai. Tajvani ka thënë se Kina po përdor taktika "të zonës gri" që parandalojnë një luftë dhe për të testuar e për t'u bërë presion forcave tajvaneze. Tajvani, të cilin Kina e sheh si pjesë të territorit të saj, është ankuar për aktivitetin e ushtrisë kineze në katër vjetët e fundit, teksa Pekini po synon të bëjë presion ndaj Qeverisë demokratike të ishullit, e cila kundërshton pretendimet e Kinës ndaj ishullit.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43