Ministria kineze e Mbrojtjes njoftoi se nga e mërkura deri më 19 mars do të zhvillojë stërvitje të përbashkëta ushtarake me Iranin dhe Rusinë në Gjirin e Omanit. “Në përputhje me marrëveshjet e forcave të armatosura të Rusisë, Kinës, Iranit dhe vendeve të tjera, forcat detare kineze, iraniane dhe ruse do të kryejnë manovra në Gjirin e Omanit nga 15 deri më 19 mars”, thuhet në njoftim.