Top News/ Kina ‘pushton’ Kubën…Zgjeron bazat e përgjimit në ishull, alarmohet SHBA
03/07/2024 12:28

Imazhet e reja me satelit të Kubës tregojnë shenja se në këtë vend po instalohen kapacitete të përmirësuara të zbulimit në katër baza ushtarake me lidhje të dyshuara me Kinën, duke i siguruar Pekinit një rrjet objektesh që mund të përdoren për të përgjuar Shtetet e Bashkuara. Imazhet, të paraqitura në një raport të martën nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) me seli në Uashington, janë marrë në muajt mars dhe prill. Në to tregohen ndërtime të reja ose të fundit në tre vendndodhje pranë kryeqytetit, Havana, si dhe punime në një vend të paraportuar më parë, jo shumë larg bazës detare amerikane në Gjirin e Guantanamos. “Pa qasje tek materialet e klasifikuara, përcaktimi i objektivave specifike të këtyre objekteve është pothuajse i pamundur”, thuhet në raport. "Megjithatë, shtimi i pajisjeve të monitorimit të hapësirës në vende si Bejucali dhe Calabazari është i dukshëm, duke patur parasysh se Kuba nuk disponon satelitët e saj, apo programin e saj hapësinor". Imazhet e mbledhura nga CSIS-ja tregojnë përparimin për atë që duket të jetë një grup antenash me një diametër prej 130 deri në 200 metra. Struktura të ngjashme, sipas analistëve, kanë treguar aftësinë për të gjurmuar sinjalet deri në 15,000 kilometra larg. Zyra e Drejtorit Kombëtar të Zbulimit të Shteteve të Bashkuara nuk pranoi të komentonte raportin e CSIS-së. Por kjo pason një njoftim të vitit të kaluar nga gazeta “The Ëall Street Journal” se Kina po i paguante Kubës disa miliarda dollarë për të ndërtuar një objekt përgjimi.

Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top News – Do qeverisë Amerikën pa Kongresin / Trump ‘harton planin’…nëse demokratët fitojnë
01/11 15:25
Top News – Mbajnë në ujë jahtet e oligarkëve rusë / Taksapaguesit italianë po paguajnë miliona euro
01/11 15:18
Top News – Rusia parandalon sulmin: Na njoftoi SHBA! Akt terrorist në Moskë, merren masa
01/11 14:00
Top News – Erdogan i zemëruar me Rusinë e Ukrainën / ‘I tërheq veshin’: Jo sulme në Detin e Zi
01/11 13:54
Top News – ‘Vjedhja më e madhe në histori…’ / 6.3 mld USD, FBI konfirmon: U bë nga koreja e Veriut
01/11 13:38
Top News – Njerëzit ishin detyruar të hanin bar…! Armëpushim në qytetin e pushtuar ukrainas
01/11 13:34
Top News – ‘Para 4 orësh u aktivizua Neni 5 i NATO-s’ / Aleanca përgatitet për luftën e të nesërmes
01/11 13:21
Top News – Rënia e Vuçiç si ajo e Orban / Paralele mes Serbisë dhe Hungarisë, roli i të rinjve
01/11 12:32
Top Channel/ Pse Polonia u zhyt në krizë/ Gjykata Kushtetuese rrethohet me policë
01/11 12:20
Top News – Polakët ngrihen për Gjykatën Kushtetuese / Tensione, përplaset kryeministri e presidenti
01/11 12:10
Top News – Teston sistemin e frikshëm të armëve / Koreja e Veriut ‘tregon dhëmbët’ sërish
01/11 12:04
Top News – Policia ‘pastron’ kampin në Lisbonë / Mijëra njerëz në protesta për krizën e strehimit
01/11 12:04
Top News – Gjenerata Z ‘merr kontrollin’ / Protestat ndezin gjithë Evropën, Franca ‘shpëton’
01/11 11:43
Top News – Digjet Gjermania, plaçkiten dyqanet / Protestat për koston e jetesës kthehen në dhunë
01/11 11:40
Top Channel/Gjermani, përshkallëzohen protestat/Nisi paqësore, por më pas pati përleshje me policinë
01/11 10:44
Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43