‘Provokues dhe të papërgjegjshëm’, e ka përshkruar ministria e Mbrojtjes në Taipei, fluturimin e një droni kinez, mbi Ishujt Pratas në Detin e Kinës Jugore të kontrolluar nga Tajvani. Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se droni kinez zbulues u pa rreth mëngjesit të së shtunës, duke iu afruar Ishujve Pratas, duke fluturuar në hapësirën ajrore tajvaneze për tetë minuta dhe në një lartësi jashtë rrezes së veprimit të armëve kundërajrore.