Kina pranoi se ka shkatërruar kampionet e para të COVID-19, duke konfirmuar kështu pretendimin e paraqitur nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në fund të muajit të kaluar. Liu Dengfeng, anëtar i Komisionit Kombëtar Kinez të Shëndetit, pranoi se Pekini kishte lëshuar një urdhër në 3 janar për të eleminuar mostrat e koronavirusit në laboratorët e paautorizuar, sipas Newsweek. Liu megjithatë mohoi që shkatërrimi i tyre të jetë bërë në përpjekje për të mbuluar situatën, duke këmbëngulur se ky hap u hodh në mënyrë që të “ parandalohet rreziku i sigurisë biologjike laboratorike dhe të parandalohen fatkeqësi dytësore të shkaktuara nga patogjenë të paidentifikuar”.