Kina nisi një mision pa pilot në Mars, gjatë të cilit shpreson të pëdorë anijen kozmike për të studiuar tokën e planetit të kuq. Tianwen-1, ose “kërkimi i së vërtetës qiellore“, u nis me transportuesin e raketave Long March 5 nga qendra Uençang, në provincën Hainan. Pamjet televizive treguan një ngritje të suksesshme, e cila u ndoq nga qindra njerëz. Pajisja e Kinës do të marrë shtatë muaj kohë për të arritur në Mars. Ky është fluturimi i dytë për në Mars këtë javë, pasi një anije kozmike e Emirateve të Bashkuara Arabe u nis nga Japonia, më 20 korrik.