Formacione të shumta të anijeve detare dhe rojes bregdetare kineze po lëvizin në ujërat rreth ngushticës së Tajvanit dhe Paqësorit Perëndimor, tha të hënën Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit, ndërsa ishulli po përgatitet për stërvitje të mundshme ushtarake nga Pekini. Forcat e armatosura të Tajvanit kanë identifikuar anije të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze nga Komanda e Teatrit Lindor, Verior dhe Jugor, si dhe anije të Rojës Bregdetare që hynin në zona, tha ministria në deklaratë.