Top News – Kina nis anijen hapësinore…/ A do të ketë një tjetër rënie të pakontrolluar…
30/05/2021 14:50

Një anije hapësinore kineze, që ka në bord pajisje dhe furnizime, është ankoruar me sukses në modulin e e stacionit të ardhshëm hapësinor të vendit. Raketa Long March 7, e ngarkuar me ushqime dhe pajisje, u nis të shtunën nga sajti i lancimit Wenchang, në ishullin jugor tropikal Hainan. Ndërkohë, bashkimi me modulin e stacionit hapësinor Tianhe u realizua në orën 5.01 minuta të së dielës. Kina do të duhet të kryejë rreth 10 misione në total për të përfunduar të gjithë stacionin hapësinor në orbitë, të quajtur Tiangong, ose pallati në parajsë. Stacioni pritet të bëhet tërësisht operacional në 2022. Pasi të përfundojë ai pritet të qëndrojë në orbitën e poshtme të tokës për afro 15 vite. Me daljen e mundshme në pension të stacionit hapësinor ndërkombëtar pas vitit 2028, Tiangong mund të bëhet stacioni i vetëm i njerëzimit në orbitën e tokës. Tani që anija që transportoi mallra është ankoruar, kina planifikon të nisë përgatitjet për të dërguar atje tre astronautë që do të shkarkojnë ngarkesën që përfshin edhe ushqime. Pekini ka hedhur miliarda në programin e tij hapësinor në përpjekje që të fitojë terren kundrejt rusisë dhe SHBA, me projekte në orbitën e tokës dhe me uljen e një misioni të telekomanduar në hënë dhe në mars. Por ajo është kritikuar shumë nga shba dhe nga shumë ekspertë për shkelje të rrezikshme të etikës në hapësirë, pasi la të binte në tokë në mënyrë të pakontrolluar, më herët këtë muaj, një pjesë të raketës së saj që lancoi modulin bërthamë Tianhe në orbitë. Edhe pse autoritetet kineze thonë se janë të hapur për bashkëpunim të huaj në stacionin hapësinor, qëllimi i këtij bashkëpunimi nuk është iq artë. Sidoqoftë, agjencia hapësinore evropiane ESA ka dërguar astronautë në kinë të trajnohen për punime në stacionin Tiangong, kur ai të jetë gati.

Top Channel/ Suedia në alarm! Dronë mbi aeroport, ndërpriten fluturimet
06/11 22:31
Top News- Rusia provokon sërish/ Moska dërgon avionë pa pilotë në hapësirën suedeze
06/11 22:13
Top News- Afganistani e Pakistani nisin sulmet/ Shkëmbejnë zjarr në kufi, rrezikojnë bisedimet
06/11 21:12
Top News- Izraeli rinis luftë tjetër, raketa drejt aleatëve të Hamas
06/11 20:43
Top Channel/ E pazakontë! Sarkozi ha vetëm kos në burg! Zbulohet arsyeja
06/11 19:54
Top News – Pasojat e mbylljes së qeverisë. Trupat amerikane kërkojnë lëmoshë në Gjermani
06/11 16:53
Top News – Luftohet ‘shtëpi më shtëpi’ / Rusia përparon në Pokrovsk, ‘dëbon’ ukrainasit
06/11 16:23
Top News – Muzeu i Luvrit, ‘han me shumë porta’ / Duhen vite për të rregulluar problemet e sigurisë
06/11 16:21
Top News – Ukraina në ‘luftë të përjetshme’ / Ish shefi i NATO-s: Forcë mbrojtëse evropiane në Kiev
06/11 15:07
Top News – 400 mijë njerëz nën armë / Polonia ‘në luftë’, do stërvisë ushtarakisht popullatën
06/11 15:04
Top News – Ushtria amerikane, bazë në Siri / Trump po punon për një ‘pakt sigurie’ me Izraelin
06/11 15:00
Top News – Sistemi Merops kundër Rusisë / Polonia e Rumania blindohen, mbrojtje nga dronët
06/11 15:00
Top News – Rrjetet e energjisë dhe GPS në rrezik / ‘Shpërthen’ dielli, stuhi e fortë gjeomagnetike
06/11 14:55
Top Channel/ Gjermani: Svastika me gjak njeriu në makina e fasada, “terrorizohet” Hanau!
06/11 14:52
Top News – Zhduket dallga e famshme e Mynihut/ Sërfistët të tronditur, ndodhi pas pastrimit të lumit
06/11 14:51
Top Channel/Tempulli më i vjetër, Majat “vizatuan” kozmosin/ CNN: Në qendër ka figurën e kryqit!
06/11 14:45
Top Channel/ Gjermani, industria e çelikut në prag kolapsi: Merz, samit ugjent në Berlin!
06/11 14:43
Top News – Belgjika ‘nën sulm’, alarm sigurie / Mblidhet Këshilli i Sigurisë kombëtare pas dronëve
06/11 13:19
Top News – Bota ‘dridhet’, SHBA lëshon ‘Minuteman III’/ Raketa balistike, pjesë e triadës bërthamore
06/11 13:15
Top News – Angelina Jolie, papritur në Ukrainë / Rekrutuesit ushtarakë ndërpresin vizitën
06/11 12:15
BILETA Portokalli - Bileta