Top News/ Kina ‘ndëshkon’ SHBA-në / Kufizon eksportimin e pjesëve përbërëse të çipave
03/12/2024 13:10

Pekini tha të martën se do të kufizojë eksportimin e disa pjesëve në Shtetet e Bashkuara, që shërbejnë për prodhimin e gjysmëpërçuesve, pasi Uashingtoni i ka bërë të ditura disa kufizime që shënjestrojnë aftësinë e Kinës për të prodhuar çipa të avancuar. Në mesin e materialeve të ndaluara për eksport janë metalet si galiumi, antimoni dhe germaniumi, ka bërë të ditur Ministria kineze e Tregtisë, duke cituar shqetësimet për “sigurinë kombëtare”. Edhe eksportet e grafitit, një tjetër lëndë e rëndësishme, është thënë se do të kontrollohen rreptë se kë do të kenë si destinacion përfundimtar. “Çdo organizatë, individ, apo shtet që shkel rregulloret, do të mbahet përgjegjës, në përputhje me ligjin”, thuhet në deklaratën e ministrisë. Të hënën, Uashingtoni kufizoi shitjet për 140 kompani kineze, përfshirë kompanitë e prodhimit të çipave, Piotech dhe SiCarrier, pa marrë leje të posaçme paraprake. Me vendime të tilla, Uashingtoni rrit përpjekjet që të kufizojë aftësitë e Kinës për prodhim çipash që mund të përdoren në sisteme të avancuara të armëve dhe për inteligjencë artificiale. Në kufizimet e reja amerikane përfshihen edhe kontrollet për pajisje të tjera teknologjike, dhe për pajisje softuerike për zhvillim apo prodhim të gjysmëpërçuesve. Pekini është zotuar për mbrojtje të interesave të veta, duke thënë se Shtetet e Bashkuara “abuzon me masat për kontroll mbi eksportet”, dhe se kështu dëmtohen “shkëmbimet normale ekonomike dhe tregtare”.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04