Ministri taivanez i mbrojtjes, Chiu Kuo cheng, paralajmëroi të hënën se ishulli duhet të jetë në gatishmëri për një ndërhyrje të papritur të ushtrisë kineze në zonat pranë territorit të tij, në mesin e tensioneve ushtarake në rritje rreth ngushticës së Taivanit. Kina ka intensifikuar aktivitetet e saj ushtarake përreth Taivanit, vitet e fundit, përfshirë ndërhyrjet thuajse të përditshme të avionëve kinezë në zonën e mbrojtur ajrore të ishullit.