Top News – Kina “minon” amerikanët/ Akuza për komplot ndaj trupave në Afganistan
03/01/2021 13:50

Raportet ne media tregojnë se Presidenti amerikan, Donald Trump kohët e fundit mori disa informacione që tregojnë se Kina u ofroi para disa aktorëve joshtetërorë në Afganistan për të sulmuar ushtarët amerikanë. Duke folur ne kushte anonimiteti, një zyrtar i lartë i administratës Trump konfirmoi për Zërin e Amerikës se “informacioni sekret u përfshi në raportin që iu dha presidentit në 17 dhjetor dhe Trump u informua personalisht mbi këtë çështje nga këshilltari i sigurisë kombëtare Robert O’Brien”, siç pohon dhe agjencia e lajmeve Axios. Zyrtarët amerikanë thuhet se po punojnë për të vërtetuar zbulimet e inteligjencës, të cilat ka të ngjarë të rrisin tensionet midis Uashingtonit dhe Pekinit. “Nuk është asgjë tjetër përveç një lajmi të rremë që synon të njollosë Kinën”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin, ndërsa iu përgjigj pretendimeve të Shteteve të Bashkuara në konferencën e tij të rregullt për shtyp. Ai tha se akuzat kishin për qëllim të “dëmtonin imazhin e Kinës” dhe të cenonin marrëdhëniet midis dy vendeve. Nuk është e qartë nëse Presidenti i zgjedhur Joe Biden është informuar në lidhje me komplotin e pretenduar kinez. “Ekipet tona do të përpiqen të mësojnë sa më shumë në lidhje me këto akuza nga administrata në largim, dhe ky është një ilustrim tjetër pse kemi nevojë për bashkëpunim të plotë, përfshirë nga Departamenti i Mbrojtjes”, i tha rrjetit CNN një zyrtar i ekipit të tranzicionit të Biden-it, që nuk pranoi të zbulonte identitetin.

Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04