Top News – Kina kundër Pompeit/ Nuk ka genocid kundër ujgurëve, ç`thotë Biden
20/01/2021 16:23

Kina I hodhi poshtë deklaratat e sekretarit në largim amerikan të shtetit, Mike Pompeo sipas të cilit Pekini është fajtor për genocid kundër ujgurëve etnikë dhe minoriteteve tjera. “Nuk ka ndodhur kurrë në të kaluarën, nuk është duke ndodhur tani dhe nuk do të ndodhë kurrë në Kinë”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying. Pompeo u shfaq një ditë më parë I bindur në pohimet e tij. “Unë besoj se genocidi është duke ndodhur dhe ne jemi dëshmitarë të tentimeve sistematike për të shkatërruar ujgurët”, nën “drejtimin dhe kontrollin” e Partisë Komuniste të Kinës, tha kryediplomati në një deklaratë të lëshuar vetëm një ditë përpara ceremonisë së inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden. Kombet e Bashkuara thonë se të paktën 1 milionë ujgurë etnikë dhe myslimanë tjerë në Ksinjiang janë ndaluar në ato që konsiderohen si “qendra kundër ekstremizimit” në këtë rajon. Pekini pretendon se kjo bëhet me qëllim parandalimin e terrorizimit dhe riintegrimin e ketyre njerezve në shoqëri. Si shenjë se politika amerikane për të drejtat e njeriut nuk do të ndryshojë kur bëhet fjalë për Pekinin, i nominuari për Sekretar Shteti nga Biden, Antony Blinken, deklaroi dhe ai se mbështet vendimin e Pompeos dhe se detyrimi i burrave, grave dhe fëmijëve që të qëndrojnë në kampe përqëndrimi, është në fakt përpjekje që ata të jenë ndjekës të ideologjisë së Partisë Komuniste Kineze dhe kjo flet për tenative për të kryer genocid.

Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43