Kreu i shtetit në Kinë dhe njëkohësisht kryetar i partisë komuniste, Xi Jinping I është drejtuar me një mesazh Donald Trump pas rizgjedhjes president i SHBA-së, që të mos ndjekë kurs konfrontues. “Historia ka treguar, që Republika Popullore e Kinës dhe SHBA-ja përfitojnë nga bashkëpunimi, ndërsa grindja i dëmton të dy vendet”, tha Xi Jinping në mesazhin e urimit që i drejtoi Trump, sikurse njoftojnë mediet shtetërore kineze.