Kina ka paralajmëruar se do të hakmerret pasi Donald Trump e goditi vendin me tarifa shtesë prej 100 përqindësh, në përshkallëzimin e fundit të luftës tregtare mes dy vendeve. Presidenti amerikan minimizoi pasojat e vendimit të fundit duke u zotuar se gjithçka "do të shkojë mirë" pavarësisht kërcënimeve të fundit të Pekinit. Kina e quajti masën e fundit të Presidentit amerikan si një "shembull tipik të standardeve të dyfishta të SHBA-së", dhe deklaroi se nuk do të hezitonte të kundërpërgjigjej. Por trump shkroi në Truth Social: "Mos u shqetësoni për Kinën, gjithçka do të jetë mirë! Presidenti shumë i respektuar Xi Jinping sapo pati një moment të keq. Ai nuk do Depresion për vendin e tij, dhe as unë. SHBA-të duan ta ndihmojnë Kinën, jo ta dëmtojnë atë!!!"