Top News – Kina, Irani dhe Rusia/ Shkelësit më të mëdhenj të lirive fetare në botë
13/05/2021 17:10

Departamenti amerikan i Shtetit ka akuzuar Kinën për kryerje të “gjenocidit” kundër myslimanëve ujgurë dhe minoriteteve tjera fetare në raportin e tij vjetor, në të cilin Irani dhe Rusia janë renditur të mesin e shkelësve më të mëdhënj të lirive fetare në botë. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Bliken ka shfrytëzuar raportin vjetor të DASH-it për lirinë fetare në botë, për të përmendur ata që konsiderohen shkelësit më të mëdhenj të lirive fetare. “Liria fetare nuk mund të realizohet plotësisht nëse nuk respektohen të drejtat tjera të njeriut, dhe kur qeveritë shkelin të drejtën e njeriut për të besuar dhe për t’u falur lirshëm, kjo gjë rrezikon gjithçka tjetër”, ka thënë ai. Blinken ka kritikuar abuzimet me lirinë fetare në Kinë, Iran dhe Mianar, të njohur edhe si Burma, më pas në Rusi, Nigeri dhe Arabi Saudite. Administrata e ish-presidentit amerikan Donald Trump ka thënë se politikat e Kinës në Ksinjiang janë të barabarta me krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, pozicion që Blinken e ka përkrahur. Gjatë rishikimit të përmbajtjes së raportit, Blinken ka theksuar që anti-semitizmi dhe urrejtja ndaj myslimanëve është rritur në botë, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, dhe se kjo gjë përbën problem serioz. Sa i përket Kosovës, në raport është thënë se Policia e Kosovës, gjatë vitit 2020, ka pranuar raporte për 57 incidente kundër vendeve fetare ose varrezave, krahasuar me 61 incidente të ngjashme në vitin 2019. Në raport është thënë se shumica e incidenteve të lartpërmendura janë klasifikuar si vjedhje, ndonëse disa kanë përfshirë edhe dëmtime në varreza ose prona të tjera.

Top Channel/ Lufta Ukrainë-Rusi kalon kufijtë! Dronët ukrainas shkatërrojnë anijen ruse në Libi
22/11 22:33
Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23