Top News – Kina ia kalon të gjithëve/ Emeton më shumë gazra se të gjithë vendet së bashku
07/05/2021 13:01

Kina emeton më shumë gazra që shkaktojnë efektin serë sesa të gjitha kombet e zhvilluara në kombinim, është thënë në një studim të kryer nga Grupi Rhodium. Sipas raportit, Kina ka emetuar 27 për qind të të gjitha gazrave serrë në botë më 2019. Shtetet e Bashkuara kanë qenë në vendin e dytë më 11 për qind, derisa India e treta me 6.6 për qind të të gjitha emetimeve botërore, ka thënë instituti me bazë në SHBA. Shkencëtarët kanë paralajmëruar se pa një marrëveshje në mes të SHBA-së dhe Kinës, do të jetë e vështirë që të parandalohen ndryshimet e rrezikshme klimatike. Emetimet e Kinës janë përtej trefishuar në tri dekadat paraprake, ka thënë instituti. Gjiganti aziatik ka popullsinë më të madhe në botë, dhe emetimet për kokë banori janë ende larg më të mira sesa ato të SHBA-së, mirëpo sipas hulumtimit, këto emetime janë rritur po ashtu, përkatësisht për trefish në dy dekada. Kina është zotuar për të arritur në emetime zero të gazrave serrë deri më 2060. Presidenti kinez Xi Jinping ka ritheksuar zotimin e tij në një samit për klimën, të organizuar nga presidenti amerikan Joe Biden, muajin e kaluar. Megjithatë, Kina është tejet e varur nga qymyri. Ky shtet aktualisht ka 1,058 termocentrale me qymyr, më shumë se gjysma e kapacitetit botëror. Sipas Marrëveshjes së Parisit për Klimën, të arritur më 2015, 197 shtete janë pajtuar për kufizim të temperaturës së Tokës nën 2 gradë Celsius. Megjithatë, bota është larg atij objektivi.

Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21