“Një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara nuk do të rezultonte me fitues”, kështu ka deklaruar Presidenti kinez, Xi Jinping, raporton media shtetërore kineze. “Luftërat tarifore, luftërat tregtare dhe luftërat teknologjike janë kundër trendëve ekonomikë, rregullave ekonomike dhe nuk mund të ketë fitues”, ka thënë Xi për marrëdhëniet Kinë-SHBA, pas një takimi me krerët e shefave të institucioneve financiare në Pekin.