Top News – Kina i bashkohet “Covax”, synon të shpërndajë 2 miliardë doza të vaksinës kundër Covid
09/10/2020 12:24

Kina i është bashkuar zyrtarisht nismës globale që synon të shpërndajë 2 miliardë doza të vaksinës kundër covid 19 në të gjithë botën deri në fund të vitit të ardhshëm. Ministria e jashtme kineze konfirmoi se Pekini i ishte bashkuar nismës të njohur si Covax, cka e bën kinën ekonominë më të madhe që i bashkohet një koalicioni që ka si qëllim të balancojë të ashtuquajturin nacionalizim të vaksinës. Pekini e kishte humbur skadencën e parë për t’iu bashkuar nismës Covax të udhëhequr nga OBSH, Gavi, aleanca e vaksinave dhe koalicioni për inovacionet dhe përgatitjen për epidemitë. Aleanca globale e 156 vendeve, ka si qëllim të sigurojë vaksinat anti covid për afro 20 për qind të popullatës më të rrezikuar në çdo vend pjesëmarrës duke ndarë koston e kërkimit dhe shpërndarjes. Pjesë e nismës Covax është edhe Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit, që synojnë të sigurojnë përmes këtij bashkëpunimi një sasi të konsiderueshëm vaksinash kur ato të jenë të disponueshme. Bashkimi i Kinës me Covax, është një lëvizje taktike që përmirëson imazhin e Pekinit. Kina është vënë nën kritika për vonesë në reagimin e hershëm ndaj virusit që u shfaq në Wuhan dhjetorin e shkuar. Vendimi i Pekinit po ashtu nxjerr në pah edhe rivalitetin me shba, që ka thënë se nuk do ti bashkohet aleancës.

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21