Forcat ushtarake kineze janë ulur në Bagram dhe janë vendosur në bazën ajrore që deri dy muaj më parë ishte në duart e amerikanëve. Nuk njihen më shumë detaje për dimensionet e këtij operacioni. Ndërhyrja kineze me sa duket vjen në kuadër të marrëveshjeve mes Pekinit dhe Talebanëve për rindërtimin e Afganistanit. Një prani ushtarake kineze në bazën simbol të aktiviteteve amerikane në vend, merr një vlerë strategjike për Republikën Popullore Kineze, që do të përforcojë kështu fuqinë e saj të kontrollit mbi qeverinë talebane.