Nuk kaloi shumë pas thirrjeve të Australisë për hetim ndërkombëtar mbi origjinën e koronavirusit, që nga Pekini të mbërrinin sinjale hakmarrjeje. Vetëm disa ditë pasi ministrja e jashtme australiane, Marise Payne shprehu mbështetjen në një transmetim televiziv të drejtëpërdrejtë për hetimin që mbërthen me shpatulla pas muri Kinën, ambasadori i saj në Australi Chen Jingye u përgjigj duke thënë se vetë populli kinez mund të hakmerret me një bojkot.