Top News – Kina e para, SHBA e dyta…! Perceptimi global përmbyset, faji është i Trumpit
12/05/2025 12:39

Perceptimi global për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është përkeqësuar në të gjithë botën gjatë vitit të kaluar dhe tani qëndron më poshtë se pikëpamjet për Kinën, sipas një studimi vjetor mbi perceptimet për demokracinë të publikuar të hënën. Studimi nuk dha detaje mbi kriteret e përdorura, por Fondacioni i Aleancës së Demokracive, i cili e porositi atë, thotë se qëllimi i tij është të mbrojë dhe të çojë përpara vlerat demokratike. Kur u pyet pse perceptimet për SHBA-në kishin rënë, themeluesi i Aleancës dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, tha: "Presidenti Trump ka shkaktuar një luftë tregtare, ka qortuar presidentin e Ukrainës në Zyrën Ovale, i ka lënë aleatët të ndihen të prekshëm dhe armiqtë të inkurajuar. Nuk është çudi që opinionet kanë rënë edhe midis njerëzve si unë që e kaluan jetën duke admiruar Shtetet e Bashkuara dhe atë që ato përfaqësonin", shtoi ai. Trump ka thënë se po bën presion për një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës dhe të enjten bëri thirrje për një armëpushim 30-ditor pa kushte mes dy vendeve. Ai gjithashtu ka thënë se tarifat po mbrojnë ekonominë e SHBA-së kundër asaj që administrata e tij i sheh si kushte të padrejta tregtare. Përfundimet në anketën e Indeksit të Perceptimit të Demokracisë, të kryer mes 9 dhe 23 prillit bazohen në më shumë se 111,000 të anketuar në të gjithë botën, tha Aleanca. Perceptimi për Trump ishte negativ në 82 nga 100 vendet e anketuara, një shifër më e lartë kjo se ato të Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit kinez Xi Jinping, të cilët shiheshin negativisht në 61 dhe 44 vende, përkatësisht.

Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21