Top News – Kina do sulmjë avionin e Pelosit / Po planifikon një vizitë në Taivan, Pekini i tërbuar
27/07/2022 15:26

Zyrtarët amerikanë thanë se druajnë se kina mund të sulmojë avionin e Nancy Pelosit nëse ajo udhëton drejt Taivanit ndërkohë që Pekini ka lëshuar kërcënime të prera se do të marrë masa të forta dhe të vendosura nëse kryetarja e dhomës së deputetëve viziton ishullin. Kjo frikë bën që nëse Pelosi udhëton drejt taivanit, cka është ende e pasigurt, ushtria amerikane të rrisë lëvizjen e forcave dhe aseteve të saj në rajonin e Indo-paqësorit. Zyrtarët nuk kanë pranuar të japin detaje të planeve të tyre, por thanë se avionë ushtarakë, luftanije, asete mbikqyrjeje dhe sisteme të tjera ushtarake do të përdoreshin për të garantuar sigurinë e fluturimit të saj në Taivan dhe qëndrimin e saj atje. Ushtria amerikane po ashtu raportohet se po shqyrton edhe mundësinë e vendosjes së një task force të shumëanshme që do të përdorte edhe raketa, kapacitete elektronike dhe kibernetike, në mënyrë të integruar në Azi. Cdo udhëtim i një lideri amerikan jashtë vendit kërkon siguri shtesë. Por zyrtarët thanë këtë javë se një vizitë e Pelositr në Taivan, do të ishte ajo e një zyrtari të zgjedhur amerikan të rangut më të lartë në ishull që nga 1997, dhe do të shkonte përtej masave të zakonshme të sigurisë për udhëtime në destinacione më pak të rrezikshme. Kina paralajmëroi të mërkurën se uashingtoni do të përballej me pasoja nëse Pelosi do të vizitojë Taivanin, ditë pasi kërcënoi se do të merrte masa të forta kundër SHBA nëse udhëtimi finalizohet.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30