Politika e Kinës për Ukrainën mund të përmblidhet në një frazë: "promovoni paqen dhe dialogun". Kjo ka qënë deklarata e parë e presidentit Xi Jinping të enjten, pas një takimi me presidentin francez Emmanuel Macron dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Pekin. Presidenti kinez theksoi gjithashtu se prioriteti më i lartë është inkurajimi i armëpushimit dhe përfundimi i luftës .