Kina njoftoi të premten se e ka rritur tarifën ndaj mallrave amerikane nga 84 për qind në 125 për qind, duke iu kundërpërgjigjur presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ditë më parë e rriti tarifën ndaj mallrave kineze në 145 për qind. Tarifa e re e Pekinit për mallrat e importuara nga Shtetet e Bashkuara do të hyjë në fuqi të shtunën. Kina kishte paralajmëruar se do t’i luftonte tarifat amerikane me kundërmasa, duke i cilësuar veprimet e Trumpit si “bullizëm ekonomik”.