Top News/ Kina bëhet ‘gati për betejë!’ Ushtria publikon videon, tregon trupat rreth Tajvanit
14/10/2024 12:15

Ushtria kineze publikoi të dielën një video propagandistike në llogaritë e saj në mediat sociale, që tregon stërvitje të ndryshme ushtarake shoqëruar me mbishkrimin: "të përgatitur për betejë".Në videon e publikuar nga Komanda Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore, e cila ka përgjegjësinë për një zonë që përfshin Tajvanin, tregoheshin avionë dhe anije luftarake që operonin së bashku, lëshues të lëvizshëm raketash si dhe automjete sulmi amfibe, shoqëruar me një hartë të vogël të Tajvanit. Ky zhvillim vjen pasi ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha në një deklaratë të dielën se një flotë e marinës kineze e udhëhequr nga aeroplanmbajtësi 'Liaoning' kishte hyrë në ujërat pranë kanalit Bashi, që lidh Detin e Kinës Jugore me Paqësorin dhe ndan Tajvanin nga Filipinet. Kina, e cila e sheh Tajvanin e qeverisur në mënyrë demokratike si territorin e saj, është kundër Presidentit të tij Lai Ching-te. Ushtria kineze vepron në mënyrë rutinore rreth ishullit dhe Pekini nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për të marrë kontrollin e Tajvanit. Gjatë një fjalimi javën e kaluar Presidentit Lai Ching-te tha se Republika Popullore e Kinës nuk kishte të drejtë të përfaqësonte Tajvanin, por ai shtoi se ishulli ishte i gatshëm të punonte me Pekinin për t'u përballuar me sfida siç ishin ndryshimet klimatike. Fjalimi i tij kishte një ton sa të fortë po aq edhe pajtues, por që krijoi zemërim në Kinë.

Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39