Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar këtë të mërkurë një bisedë me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyësor dhe të Gjykatës së Lartë. Në një postim në rrjetet sociale, Kim bën me dije se është prezantuar “Udhërrëfyesi për funksionimin e Gjykatës së Lartë”, në një takim online të organizuar nga Justice for All (USAID), EURALIUS V, ku ka marrë pjesë ajo si dhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca. Gjatë bisedës virtuale, diplomatja amerikane është shprehur se SHBA do të vijojë që ta mbështesë fort implementimin e Reformës në Drejtësi. Ajo ka theksuar rëndësinë e funksionimit sa më shpejt të Gjykatës së Lartë.