Pak kohë pas largimit të ambasadores Yuri Kim, një tjetër zyrtar i ambasadës së SHBA në Tiranë është larguar. Bëhet fjalë për të ngarkuarin me punë, Demian Smith, i cili shërbeu për dy vite në vendin tonë. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane përmes një postimi në rrjete sociale.