Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike të mërkurën pranë bregut lindor të Gadishullit Korean, thanë autoritetet e Koresë së Jugut dhe Japonisë, disa ditë përpara stërvitjeve të mëdha ushtarake të përbashkëta nga Seuli dhe Uashingtoni, të denoncuara prej kohësh nga Pheniani. Raketa u lëshua nga Ëonsani në bregun lindor të Koresë së Veriut rreth orës 6 të mëngjesit, tha ushtria e Koresë së Jugut, gjashtë ditë pasi Koreja e Veriut lëshoi një tjetër raketë balistike nga e njëjta zonë.