Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un përmbylli vizitën 6 ditore në Rusi dhe u largua me trenin e tij të blinduar, raportuan mediat ruse. Vizita e parë e Kim Jong un jashtë vendit që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit u përcoll me frikën e Perëndimit se Moska dhe Pheniani do të sfidojnë sanksionet dhe do të arrijnë një marrëveshje për armët.