Koreja e Veriut ka njohur zyrtarisht republikën e vetëshpallur popullore të Donetskut dhe atë të Luhanskut, territoret e pushtuara pro-ruse në lindje të Ukrainës. Koreja e Veriut bëhet shteti i tretë anëtar i OKB-së që i njeh ato si autoritete legjitime, pas Rusisë dhe Sirisë.