Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe vajza e tij Ju Ae morën pjesë në festimet e Vitit të Ri duke përfshirë shfaqjen e fishekzjarreve dhe një spektakël kërcimi në akull, raportoi media shtetërore KCNA të mërkurën. Zyrtarë të lartë të Koresë së Veriut u bashkuan me ta për të ndjekur ngjarjet, treguan imazhet e publikuara. Nuk u tha ndërkohë nëse kishte patur apo jo një fjalim nga lideri koreanoverior.