Ministri i Mbrojtjes së Koresë së Veriut Nparalajmëroi se vendi i tij do të reagojë “me vendosmëri” ndaj provokimeve gjatë stërvitjeve të përbashkëta ushtarake që Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë nga 18 deri më 28 gusht. Këto manovra vjetore synojnë të frenojnë kërcënimet nga Pheniani, i pajisur me armë bërthamore. Pheniani, që në vitin 1950 nisi Luftën Koreane duke sulmuar Seulin ka kundërshtuar vazhdimisht stërvitjet e përbashkëta, duke i konsideruar si përgatitje për pushtim. SHBA-ja ka të dislokuar rreth 28 mijë e 500 trupa në Korenë e Jugut, dhe të dy vendet aleate theksojnë se manovrat janë thjesht mbrojtëse.