Top News/ Kim Jong un kërcënon SHBA-në: Testimi i Hwasong-18, ‘është një sinjal i qartë’
19/12/2023 13:01

Testimi i një rakete balistike interkontinentale nga Koreja e Veriut, duhet të shërbejë si paralajmërim për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, ka thënë lideri verikorean, Kim Jong Un, sipas mediave shtetërore verikoreane të martën. Lansimi i raketës Hëasong-18, të hënën, ka dërguar “mesazh të qartë për forcat armiqësore”, ka thënë Kim, i cili e ka mbikëqyrur lansimin e raketës, e cila në teori ka kapacitet për të goditur çdo hapësirë në Shtetet e Bashkuara. Raketa e lëshuar të hënën funksionon me lëndë djegëse të ngurta, dhe varësisht prej dizajnit, mund të pajisjet edhe me kokë bërthamore. Të hënën, raketa është thënë se ka fluturuar 1.000 kilometra, para se të binte në det. “Testimi i suksesshëm është demonstrim praktik i gjendjes aktuale dhe besueshmërisë në aftësitë e frikshme goditëse, dhe shërben si parandalues i luftës bërthamore të forcave të armatosura”, ka thënë Kim, sipas agjencisë shtetërore. Raketa tregon se “çfarë mundësie ka shteti ynë, kur Uashingtoni të marrë ndonjë vendim të gabuar kundër tij”, ka thënë ai. Raketa e llojit Hëasong-18 është testuar fillimisht në prill. Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia, e kanë dënuar testimin e së hënës, duke e quajtur provokim dhe shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të cilat ua ndalojnë verikoreanëve aktivitetin bërthamor dhe raketor. Regjimi verikorean ka testuar raketa disa herë këtë vit. Koreja Veriore i ka arsyetuar shpesh testimet si përgjigje ndaj stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.

Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43
Top Channel/ Gen Z i thotë “JO” dhunës në Gjermani, protestë paqësore: “Jo” sulmit e maskave
31/10 22:33
Top News – Alarm për sulm në Moskë. SHBA thirrje qytetarëve – Shmangni Muzeun Tsaritsyno
31/10 19:45
Top Channel / Halloween i frikshëm në Evropë. Protesta në Francë, Gjermani, Itali e vende të tjera
31/10 19:43
Top News – Darka e Lavrov me Marko Rubion. Ftesa e Rubios thellon ndasitë mes SHBA dhe BE
31/10 18:00
Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10