Top News – Kim Jong Un kërcënon SHBA-në / Raketa balistike në det, Tokio dhe Seuli ‘dridhen’
27/01/2026 11:13

Koreja e Veriut lëshoi të martën disa raketa balistike drejt detit, të cilat me shumë gjasa ishin predha me rreze të shkurtër veprimi, thanë Koreja e Jugut dhe Japonia, ndërsa Uashingtoni dhe Seuli zhvillojnë bisedime për transformimin e qëndrimit të tyre mbrojtës kundër Phenianit. Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut thanë se raketat u lëshuan nga një zonë pranë kryeqytetit Penian, rreth orës 3:50 sipas orës lokale, dhe ranë në ujë pranë bregdetit të saj lindor. Sipas seulit, raketat fluturuan rreth 350 kilometra. Roja bregdetare e Japonisë tha në anën tjetër se kishte zbuluar ato që mund të ishin raketa balistike të lëshuara nga Koreja e Veriut. Kryeministrjai Sanae Takaichi tha se raketat nuk do të kishin ndikim në Japoni. Koreja e Veriut në muajt e fundit ka testuar raketa me rreze të shkurtër veprimi dhe raketa me shumë lëshime, të cilat ka thënë se po zhvillohen si një pjesë kyçe e arsenalit të saj bërthamor taktik për të mbrojtur veten nga kërcënimet nga SHBA-të dhe Koreja e Jugut. Interesi është rritur për raketat balistike me rreze të shkurtër veprimi dhe artilerinë e Koresë së Veriut, pasi Pheniani po furnizon me to Rusinë për përdorim në luftën kundër Ukrainës sipas një pakti të mbrojtjes së ndërsjellë që dy vendet nënshkruan në vitin 2024. Testimi i fundit ndodhi gjatë vizitës së një zyrtari të lartë të Departamentit amerikan të Mbrojtjes në Korenë e Jugut, ku ai diskutoi modernizimin e aleancës ushtarake, ndërsa Uashingtoni kërkon një rol më të kufizuar në përpjekjet e kombinuara të mbrojtjes kundër Koresë së Veriut.

Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News – Ushtarët e plagosur shpëtohen nga qielli / Ukraina nis përdorimin e dronëve për evakuime
02/11 15:10
Top News – Frigoriferët nën sulm në Evropë / Temperatura 50 gradë celcius, hakerohen supermarketet
02/11 15:09
Top News – ‘Trump, armë bërthamore mbi Iran’ / Paralajmërimi: Do të sulmojë brenda pak ditësh
02/11 15:05
Top News – Rusia shfrytëzon armëpushimin… / ‘Forcoi pozicionet’, kthehet lufta në Oleshky
02/11 14:27
Top News – Kryeministri i Belgjikës jep dorëheqjen / Negociata gjatë gjithë natës, dështon buxheti
02/11 14:18
Top News – Bie nga 8 mijë metra lartësi në 60 sek / Avioni shpërthen në një lëmsh zjarri, 9 viktima
02/11 14:04
Top News –‘Evropë, rritja më e madhe e çmimit të biletave në histori’, Ryanair në krizë, ngrin pagat
02/11 14:02
Top News – Francë, nxënësit ‘kthehen’ në shkolla / Protesta të kufizuara pas mbarimit të pushimeve
02/11 14:02
Top News – I hodhën policit ‘bombë benzine’ e mori flakë / ‘Tentativë vrasje’, nis hetimi në Francë
02/11 13:50
Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19
Top Channel/ Vendet e Gjirit po armatosen: Frikë për një “ringjallje” të konfliktit SHBA-Iran!
02/11 11:53
Top Channel/ Do bashkohen me opozitën? The Guardian: “Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun”!
02/11 11:52
Top Channel/ Zgjedhjet e mesmandatit, sondazhet “ndëshkojnë” Trump? Mund të humbasë Kongresin!
02/11 11:52
Top Channel/ 450 mln paundë në vit për studentët europianë: Londra kërkon qasje në “Made in Europe”!
02/11 11:51
Top Channel/FBI konfirmon: 6 mld kriptomonedha i vodhi Koreja e Veriut, po i pastrojnë me Ethereum!
02/11 11:50
Top News – Gjiri Persik armatoset rëndë / Frikë nga rindezja e luftës mes SHBA-së e Iranit
02/11 11:43
Top News – ‘Mund të na duhet ta godasim fort!’ / Trump kërcënon Iranin me sulme ajrore
02/11 11:42