Top News – Kim Jong un ‘drejton’ raketën strategjike / ‘I hakërrehet’ SHBA-së dhe Koresë së Jugut
21/08/2023 12:30

Lideri i Koresë së veriut, Kim Jong un ka mbikqyrur një testim të raketave strategjike kruiz, tha media shtetërore KCNA të hënën, ndërsa Koreja e jugut dhe Shtetet e bashkuara nisën stërvitjet e përvitshme ushtarake që peniani i konsideron si përgatitje për luftë. Kim vizitoi një luftanije të marinës, të vendosur në bregun lindor, ku edhe mbikqyri testimin në bordin e saj, tha KCNA, pa specifikuar datën e këtij udhëtimi. Lancimi, kishte si qëllim të verifikonte funksionet luftarake të anijes dhe të testonte sistemin e saj raketor, ndërkohë që përmirësonte aftësinë e marinarëve për të kryer një mision sulmues në një luftë të vërtetë – tha KCNA, duke nënvizuar se raketa e lëshuar goditi shënjestrën. Ministria e mbrojtjes e koresë së jugut, tha se kishte regjistruar shenja të lancimit por shtoi se pretendimet e KCNA-së ishin të ekzagjeruara dhe ndryshonin nga e vërteta. Testimi më i fundit vjen ndërsa koreja e jugut dhe SHBA po nisin stërvitjet e përvitshme të verës, që kanë si qëllim të përmirësojnë reagimin e tyre të përbashkët ndaj kërcënimeve bërthamore dhe raketore që vijnë nga koreja e veriut. Peniani i ka denoncuar stërvitjet si përgatitje për një luftë bërthamore.

Top Channel/ Trump shpërthen ndaj Starmer: Mos dorëzo ishujt në Oqean
18/02 23:28
Top Channel/ Greqia kopjon Italinë për emigrantët, synon kampe në Afrikë
18/02 23:01
Top News- Orteku shkëputet nga mali dhe zhduk grupin e skiatorëve, aventura kthehet në tragjedi
18/02 23:00
Top News- Stuhi të papara dëbore dhe acari, anulohen fluturimet, kaos në disa rajone të Rumanisë
18/02 22:54
Top News- Qeni merr vëmendjen në Lojërat Olimpike, hyn në pistë dhe kërkon medaljen e artë
18/02 22:37
Top News- Rusia do luftën jo paqen! Zelensky shpërthen ndaj Moskës: Nuk lëshojmë territoret
18/02 22:30
Top News- Tragjedi në minierë, 37 minatorë humbin jetën pas lutjes ë mëngjesit
18/02 22:00
Top News- ‘Bos fantazme’ i drogës, kapet në Itali vëllai i deputetes demokrate
18/02 20:51
Top Channel/ Zelensky akuza Rusisë: Nuk do paqe! Raundi i tretë pa rezultate konkrete
18/02 20:00
Top News – Ramazani mbërrin në Gaza / Nën një armëpushim të paqëndrueshëm, festë e zbehtë
18/02 16:42
Top News – Kthehet festa më e madhe në botë / Karnavalet e Rios, spektakël e kërcim deri në agim
18/02 16:36
Top News – Peshkaqeni i bardhë ‘zë në pritë’ zhytësit/Pamje rrënqethëse, lëshohet alarmi në Australi
18/02 16:21
Top Channel/ Skandali Epstein trondit Britaninë, nën hetim fluturimet e “Lolita Express”
18/02 15:30
Top News – Asnjë përparim i dukshëm / Përfundojnë bisedimet ‘e vështira’ Rusi-Ukrainë
18/02 15:17
Top News – Rusia dërgon luftanije në Iran / Përballë aeroplanmbajtëseve të Trumpit, lojëra lufte
18/02 14:38
Top News – Kanadaja del nga ‘sqetulla’ e SHBA. Investon miliarda dollarë për forcimin e ushtrisë
18/02 14:19
Top Channel/ Ortek në Kaliforni, 10 skiatorë zhdukur! Ekipet kërkojnë në Castle Peak
18/02 12:12
Top Channel/ India synon kryesimin global të AI! Plan 100 miliardë dollarë për qendra të dhënash
18/02 12:10
Top Channel/ Kriza godet industrinë gjermane, 124 mijë vende pune humben në uzinat e makinave
18/02 12:09
Top Channel/ “Lejohet të rrahësh gruan”! Ligji i ri në Afganistan, talebanët rregulla brutale
18/02 12:06
DIGITALB DIGITALB