Gazetari dhe botuesi Carlo Bollino ka ngritur një padi ndaj një medieje online, të cilën e akuzon për sulme personale, e bullizim prej shtatë vitesh. Botuesi thotë se padia nuk synon vetëm një media, apo një gazetar të caktuar, por është kundër atij që e quan fenomen i killerave mediatikë, që paguhen nga politika. Padi me 100 faqe u dorëzua këtë të martë në Gjykatën e Tiranës.