Top News – Kievi mund ta rifitojë gjithë Ukrainën! Trump ndryshon qëndrimin ndaj luftës me Rusinë
24/09/2025 11:16

Presidenti amerikan Donald Trump tha se Kievi mund ta "rifitojë të gjithë Ukrainën, në formën e saj origjinale", duke shënuar një ndryshim të madh në qëndrimin e tij ndaj luftës me Rusinë. Në një postim në platformën e tij Truth Social, ai tha se Ukraina mund të rifitojë "kufijtë origjinalë nga ku filloi kjo luftë" me mbështetjen e Evropës dhe NATO-s, për shkak të presioneve mbi ekonominë e Rusisë. Komentet e tij erdhën pas bisedimeve me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, të mbajtura pasi Trump iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork të martën. Trump ka shprehur vazhdimisht dëshirën e tij për t'i dhënë fund luftës, por më parë ka paralajmëruar se procesi ka të ngjarë të përfshijë heqjen dorë nga Ukraina të një pjese territori, një rezultat që Zelensky e ka refuzuar vazhdimisht. Në postimin e tij, Trump shtoi se Ukraina mundet "ndoshta të shkojë edhe përtej kësaj", por nuk specifikoi se për çfarë po fliste. Ai gjithashtu nuk bëri asnjë referencë për Krimenë, e cila u pushtua dhe u aneksua nga Rusia në vitin 2014. Rusia nisi pushtimin e saj të plotë të Ukrainës në vitin 2022. Trump tha se qëndrimi i tij kishte ndryshuar "pasi u njoh dhe e kuptoi plotësisht situatën ushtarake dhe ekonomike mes Ukrainës dhe Rusisë". "Putini dhe Rusia janë në probleme të MËDHA dhe kjo është koha që Ukraina të veprojë", shtoi ai, duke e etiketuar Rusinë si një "tigër letre". Zelensky përshëndeti "ndryshimin e madh" në qëndrimin e Trump dhe, duke folur me gazetarët në ndërtesën e OKB-së, tha se e kuptonte që SHBA ishte e gatshme t'i japë Ukrainës garanci sigurie "pasi të mbaronte lufta". Duke folur më vonë në Fox Neës, Zelensky tha se postimi i Trump në Truth Social në lidhje me pozicionimin e Ukrainës e habiti, por e mori atë si një "sinjal pozitiv" se Trump dhe SHBA-të "do të jenë me Ukrainën deri në fund të luftës". Më herët të martën, pas fjalimit të tij në OKB, Trump tha gjithashtu se vendet e NATO-s duhet të rrëzojnë aeroplanët rusë që shkelin hapësirën e tyre ajrore, pas një serie ndërhyrjesh të fundit nga avionë luftarakë dhe dronë rusë.

Top Channel/ I armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret qëllon për vdekje të riun
22/02 19:37
Top News – Paqja në Ukrainë nuk mund të shtyhet / Papa bën thirrje para përvjetorit të pushtimit
22/02 15:56
Top News – Kina zë vendin e SHBA-së / Partnerja kryesore tregtare e Gjermanisë, Merz në Pekin
22/02 15:48
Top News – Luftë e re e Ftohtë me SHBA-në/ Presidenti i Brazilit para takimit me Trumpin
22/02 13:55
Top News – ‘Sulme terroriste’ në Ukrainë/ Shpërthime vdekjeprurëse në perëndim, viktima në Kiev
22/02 13:54
Top News – Kubanezët ikin nga Venezuela/ Largohen forcat e sigurisë, presioni i SHBA rritet
22/02 13:45
Top News – Çon anijen-spital në Grenlandë/ Trump nuk heq dorë: Njerëzit atje nuk marrin kujdes
22/02 13:44
Top News – Gara e re hapësinore ka nisur/ Satelitët riformësojnë mbrojtjen e Gjermanisë
22/02 13:42
Top News – Sllovakia kërcënon të ngrijë Ukrainën / Do ndërpresë furnizimin me energji nëse…
22/02 13:41
Top News – Trump rrit tarifat globale / Nga 10 në 15 për qind…pas vendimit të gjykatës
22/02 12:09
Top News – Në ‘tokën e askujt’ në Ukrainë/ ‘Vrasësit e qiellit’ mund të vendosin fatin e luftës
22/02 12:08
Top News – ‘Plas lufta’, Pakistani sulmon Afganistanin/ Bomba nga qielli, edhe fëmijë mes viktimave
22/02 12:03
Top News – Trupa në terren, në Ukrainë, tani! Ish kryeministri britanik kërkon veprim të shpejtë
22/02 11:29
Top News – Kthehen protestat në Iran / Studentët përleshen me forcat e rendit në Teheran
22/02 11:28
Top Channel/ Rusia shton sulmet në Ukrainë/ Vritet nga shpërthimi një police 23-vjeçare
22/02 11:19
Top Channel/ Pakistan-Afganistan, prag lufte! Sulm ajror kundër talibanëve, 13 viktima
22/02 10:48
Top Channel/ Protesta masive në Lyon, pas vdekjes së një aktivisti të ekstremit të djathtë
21/02 23:20
Top Channel/ Trump i bën fakt tarifat e reja 15% për Botën. Hyjnë në fuqi që më 24 shkurt
21/02 22:32
Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
DIGITALB DIGITALB