Top News/ KiE ‘tërbon’ Serbinë-Do luftojmë! Vuçeviç akuzon Strasburgun: Festival i hipokrizisë
17/04/2024 13:47

Mandatari për formimin e Qeverisë së re serbe, Millosh Vuçeviç, tha se vendi i tij “do të luftojë me argumente, fakte, ligj, moral dhe besim në vetvete”, pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Vuçeviç, që aktualisht mban postin e ministrit të Mbrojtjes, tha për televizionin publik serb të mërkurën se votimi në Strasburg “ishte vazhdim i festivalit të hipokrizisë”. Ai shtoi se “nuk kishte shumë hapësirë për manovrim, por nuk ka tërheqje dhe nuk ka dorëzim”. “Shkelja e normave bazë nga ana e tyre do të shndërrohet në ndëshkim për ta, por diçka që është e paligjshme nuk mund të bëhet e ligjshme përgjithmonë”, tha Vuçeviç. Ai deklaroi se e gjithë kjo “nuk ka të bëjë vetëm me pyetjen nëse Kosova është shtet”, por që “parimet bazë që vetë ata kanë vendosur para Prishtinës, nuk janë respektuar” dhe më e rëndësishmja, sipas tij, është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë . një ditë më parë, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë që merret me të drejtat e njeriut dhe zhvillimin e demokracisë. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës në maj të vitit 2022. Çështja tashmë kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës apo jo. Ministrat do të takohen më 16 maj në Strasburg. Liderët kosovarë e kanë mirëpritur vendimin e Asamblesë Parlamentare, duke e cilësuar si dëshmi të përkushtimit të shtetit për demokraci. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh optimist për një vendim pozitiv në Këshillin e Ministrave në maj.

Top News – “Bukë, arsim, liri”, “Jashtë amerikanët” / Greqia kujton kryengritjen studentore të 1973
18/11 12:14
Top News- Mossad zbulon komplotin / Irani përdor shqiptarët për sulme terroriste në Greqi
18/11 10:09
Top News- Theu masën e detyrimit të paraqitjes/ Lëshohet urdhër-arresti për Milan Radoiçiç
17/11 19:00
Top News – Studentët hyjnë në Parlament / Festë në Beograd, kryeministri brenda 90 ditësh
17/11 14:06
Top News – Zarf me pluhur të bardhë / Alarmi në Athinë, evakuohet Ministria e Brendshme greke
17/11 13:03
Top News-‘Greqia, rreziku më i madh i Turqisë’/Lideri i opozitës turke: Të çarmatosen ishujt në Egje
17/11 11:09
Top Channel/ Paralajmërohen protesta në Shkup, studentët shqiptarë s’i bind Venecia:Provimi në shqip
15/11 22:10
Top News- Vuçiç e pranon: Nuk mund të hyj në Kosovë pa lejen e Albin Kurtit, nuk më lë as si qytetar
15/11 14:39
Top News – Të rinjtë, trafik emigrantësh/Transportonin kinezë drejt Greqisë, 2 në pranga në Konispol
12/11 12:03
Top News – E bija fitoi me mashtrim universitetin. Greqi, jep dorëheqjen zv.ministri i ‘Mitsotakis’
12/11 10:37
Top News – Një në katër biznese ankohet. Për pengesa të mëdha dhe burokraci doganore
12/11 10:35
Top News – Ministri i Vuçiç në pranga. Serbi, arrestohet për korrupsion ish kreu i Ekonomisë
11/11 11:53
Top News- “Përshëndetje nga Shkodra e lashtë Serbe”, gjykata e Shkodrës dënon politikanin malazez
10/11 22:30
Top News – Greqi, emigrantët vdesin në stacione policie. Mbi 100 viktima nga shkeljet e…
10/11 15:18
Top News – ‘Furi’ arrestimesh në Serbi. Në pranga zyrtarë të lartë, rihapen çështje të pazbardhura
10/11 12:34
Top News – Tragjedi me emigrantët në Kretë/ Përmbysje varkash dhe erëra të forta, mbi 20 viktima
09/11 10:44
Top News – Zgjedh këshillat kombëtare të pakicave / Serbi, shqiptarët e Luginës thirren të votojnë
08/11 15:15
Top News – Atentati në Athinë. Shënjestra nga Saranda, arrestohen dy shokët e tij
07/11 13:40
Top News- Vrasje në Greqi e Shqipëri! Kapet 43-vjeçari shqiptar, dyshoeht vrasës me pagesë
06/11 22:36
Top News- Mickoski përjashton shqiptarët nga ushtria/BDI fajëson edhe ‘VLEN’, asnjë kadet në akademi
06/11 11:49