Luizi dhe Kiara janë dyshja më e përfolur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Këngëtari i ka lënë përpjekjet e tij për ta bërë për vete moderatoren Kiara Tito. Që prej izolimit me Efin, Kiara e ka ndjerë shumë mungesën e tij dhe nuk i është ndarë në asnjë moment këtij të fundit. Ndërkohë këta të fundit kanë shkëmbyer rolet me njëri-tjetrin, ku Kiara ka bërë një hap para dhe përpiqet të qëndrojë gjithmonë pranë tij, duke i shprehur ndjenjat e saj, ndërsa Luizi mban qëndrim indiferent njëjtë siç mbante në fillim moderatorja.